• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali një zhgënjim, komenti i Ançelotit pas humbjes me Barcelonën: Gabuam shumë në sulm e në mbrojtje dhe e paguam

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka qenë kritik pas humbjes në Barcelonë, që me shumë gjasa mbylli çështjen e titullit dhe etapën e tij të dytë në stolin e bardhë. Duke analizuar takimin në “Montjuiç”, Karleto ka nënvizuar se skuadra ka gabuar si në mbrojtje, duke marrë shumë gola, ashtu dhe në sulm, ku ka shpërdoruar shumë gola.

anceloti

“Bëmë disa gabime mjaft të dukshme. Ato na kushtuan disa gola. Rastet që patëm ishin shumë të qarta. Sulmuam mirë pas mbrojtësve. Shënuam tre gola dhe mund të kishim shënuar më shumë. Në sulm, skuadra kishte një plan të qartë, por duhej të kishim shënuar më shumë.

Mund të ishim mbrojtur më mirë. Në 30 minutat e para, duhet të kishim luajtur më mirë. Nuk duhet të harrojmë se na mungonin pesë mbrojtës në këtë takim dhe të luash kundër Barcelonës me kaq pak resurse nuk është e lehtë. Duhej të mbroheshim më mirë. U mbrojtëm dobët, kaq. Jo sepse bllokuam ulët. Ne humbëm disa shanse dhe ata na ndëshkuan”, deklaroi Ançeloti.

KRITIKAT – Por Ançeloti nuk ka dashur të fajësojë askënd nga skuadra e tij, duke preferuar të mos përmendë emra konkretë. “Patëm mundësinë të shënonim 4-4 dy herë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, konkurruese dhe e luftuar fort deri në sekondën e fundit. Shënuam dhe ishte jashtë loje. Kështu e pashë unë. Kundër një skuadre të shkëlqyer, dy skuadrave të shkëlqyera, nuk kam asgjë për të fajësuar skuadrën time për sa i përket qëndrimit dhe përkushtimit. Nuk shkoi mirë, por ne konkurruam”, shtoi ai.

FUNDI – Me titullin tashmë në duart e Barcelonës, Ançeloti ka folur dhe për takimet e mbetura, duke pretenduar më të mirën nga skuadra e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të “klauzolës sekrete”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.