• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali nuk ka të ngopur, bën gati 60 milionë euro për yllin e Interit

08/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit nuk ka ndër mend të ndalet në merkaton e verës së ardhshme. Ajo duket ende shumë larg, megjithatë thashethemet e janë në rend të ditës. Në këtë kuptim, një nga protagonistët e mëdhenj është zakonisht Reali i Madridit.

perez

Në fund të fundit, ne po flasim për klubin më mediatik në botë dhe për atë që zakonisht planifikon sezonin e ardhshëm shumë përpara. Epo, në tavolinë është mundësia e përforcimit të mesfushës këtë verë duke marrë parasysh disa faktorë.

Së pari, largimi pothuajse i sigurt i Luka Modriç. Reali i Madridit nuk i ka ofruar ende një rinovim kroatit, i cili është i lirë më 30 qershor dhe nuk është i kënaqur me rolin e tij këtë sezon. Së dyti, e ardhmja e pasigurt e Toni Krosit që është i dyzuar mes rinovimit apo tërheqjes nga futbolli i luajtur. Dhe, së fundi, ai i Dani Sebajos që u rinovua më pak se një vit më parë, por që mezi po zë vend në qendër.

Për të gjitha këto arsye, nuk mund të përjashtohet që “Santiago Bernabéu” të zgjedhë një nënshkrim në qendër të fushës. Shtypi italian ka nxituar të vendosë një mesfushor në orbitën e Realit. Sipas “CalcioMercato” është Nikolo Barela lojtari i zgjedhur. 27-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe zikaltrit nuk do ta lehtësojnë në asnjë rast largimin e tij.

barela

TË TJERËT – Nikolo Barela do të shihej si një tjetër gur themeli në ndërtimin e një super skuadre nën urdhrat e Ançelotit. Kujtojmë se për momentin duket se Reali i Madridit ka mbyllur gjithçka me Kilië Mbape dhe Alfonso Devis.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka firmosur një kontratë të vlefshme me Realin, por askush nuk dyshon në Spanjë se si francezi dhe kanadezi kanë zgjedhur që pjesën tjetër të karrierës ta vijojnë në Madrid me Realin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Union Berlini kokulur nga Stuttgarti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.