Hazard u tërhoq 6 muaj më parë, Reali paguan ende klauzolat për arritjet në fushë.
Eden Hazard u tërhoq nga futbolli i luajtur tetorin e kaluar, por bonuset e shitjes së tij vlejnë akoma.
Kështu skuadra e Çelsit do të arkëtojë plot 5 milionë stërlina nga Reali i Madridit pasi në akordin e bërë mes dy skuadrave klubi madrilen duhet që të paguajë këtë shifër në rast se arrin finalen e Ligës së Kampioneve.
Për Realin e Madridit, belgu luajti në vetëm 54 ndeshje në katër vite.