Thursday, 12. March 2026
Sport

Reali planifikon merkaton për 2026-ën, arrihet akordi me Konate!

GS 09/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ibrahima Konate do të jetë një lojtar i Real Madrid. Sipas “Sky Sports” mbrojtësi 26-vjeçar i Liverpool, vitin që vjen do të transferohet në “Bernabeu” me parametra zero.

Siç dihet francezi është në vitin e fundit të kontratës së tij me ekipin nga “Anfield Road” dhe mësohet se palët jo vetëm që nuk janë pranë rinovimit, por menaxherët e lojtarit thuhet se kanë përfunduar marrëveshjen me drejtuesit e Real Madrid.

Pas Trent Alexander-Arnold, “Anfield Road” e braktis edhe një tjetër lojtar me parametër zero. 

Teilen: