• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali reagon për bojkotin ndaj “Topit të Artë”: Nuk shkojmë ku nuk na respektojnë! Nëse nuk e merr Vinicius, kriteret duhej të shpallnin fitues…

28/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi praktikisht i ka shpallur luftë UEFA-s, duke bojkotuar sot ceremoninë e “Topit të Artë”, pasi ka mësuar se nuk do të jetë braziliani Vinicius fituesi i këtij trofeut dhe se të gjitha rrugët të çojnë drejt Rodrit. Madrilenët ndjehen të fyer, pasi mendonin se kishin në radhët e tyre kandidatët më të mirë të mundshëm për të fituar trofeun sipas kritereve për suksesin.

asddsasaddsadsaadsadsdas

Madrilenët kishin planifikuar të udhëtonin me një delegacion me 50 persona drejt Parisit, por tashëm do të bojkotojnë plotësisht ceremoninë e çmimit që këtë vit ka si bashkëorganizatore edhe UEFA-n, me të cilën marrëdhëniet nuk janë të mira për shkak të çështjes së Superligës.

Burime brenda klubit kanë shpjeguar për mediat spanjolle se pse erdhi ku vendim për bojkotin e ceremonisë.

“Nëse kriteret për çmimin nuk shpallin fitues Vinicius, të njëjtat kritere duhet të shpallin fitues Karvahal. Meqë nuk është kështu, është e qartë që “Topi i Artë” dhe UEFA nuk respektojnë Real Madridin. Dhe Real Madridi nuk shkon ku nuk e respektojnë”, shpjegohet nga brenda klubit,

Këtu ata i referohen fakti se vetëm një lojtar ka fituar të dy trofetë madhorë në sezonin e fundit duke qenë protagonist, Dani Karvahal, i cili triumfoi si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në Euro 2024. Ndaj për klubin madrilen është cilësuar si mungesë respekti fakti që këtë trofe do e marrë Rodri para mbrojtësit të tyre.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Francezi Choulet emërohet selektor i Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.