Real Madrid ka arritur ta shfrytëzojë gabimin e Gironës dhe ka marr kryesimin e La Ligas.
“Mbretërit” kanë mposhtr Deportivo Alavesin me rezultat minimal 1:0, shkruan lajmi.net.
Nga minuta e 54-të “Los Blancos” luajtën me një lojtarë më pakë, pasi Nacho u ndëshkua me karton të kuq.
Kur u duk se ndeshja do të përfundonte pa fitues, Reali arriti ta gjej golin vendimtar në kohën shtesë të ndeshjes.
Një korner i Toni Kroos u finalizua nga Lucas Vazquez, për t’ia dhënë tre pikë të plota skuadrës së Carlo Ancelottit.
Me këtë fitore Reali merr kryesimin e La Ligas me 45 pikë, po aq sa ka Girona e vendit të dytë.
Nga ana tjetër Alaves është në vendin e 16-të me vetëm 16 pikë. /Lajmi.net/