• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali synon talentin turk, Trabzonspori ka refuzuar 10 milionë euro për 19-vjeçarin

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas asaj që raporton e përditshmja turke ‘Sabah’,

Real Madridi është i interesuar për Onuralp Çevikkan, një portier të ri i talentuar vetëm 19 vjeç.

Vëzhguesit e klubit madrilen e kanë ndjekur disa herë portierin gjatë ndeshjeve të kombëtares turke U-18, duke mbetur të impresionuar nga cilësitë e tij dhe kanë vendosur të nisin bisedimet për ta transferuar të riun në Valdebebas.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ‘AS’, e cila shpjegon se plani i Real Madridit është ta integrojë Çevikkan në Castilla, ekip rezervë i klubit, për t’i dhënë një shtysë të re akademisë së të rinjve.

Ky projekt konsiderohet një nga prioritetet e klubit. Megjithatë, Florentino Pérez dhe stafi i tij do të duhet të zhvillojnë negociata me Trabzonsporin, klubi aktual i lojtarit.

Në këtë kontekst, Serhat Pekmezci, ish-vëzhguesi i Fenerbahçes, deklaroi: “Kam pasur mundësinë të punoj me Onuralp Çevikkan.

Ai është një portier shumë i talentuar me një të ardhme premtuese.

Trabzonspori e ka nën kontratë për 10 vitet e ardhshme dhe Real Madridi i dërgoi një letër interesi sezonin e kaluar me një ofertë prej 10 milionë eurosh.

Megjithatë, Trabzonspori e refuzoi këtë propozim, pasi e konsideron Onuralp si një lojtar me potencial të madh.”

Next Post

Hysenagolli: Ishte ndeshja ndaj Armenisë kur vendosa të largohem nga Kombëtarja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.