• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reali vazhdon, Atletico bie nga Championsi

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi ka vazhduar garën në Ligën e Kampionëve dhe synon trofeun e 16-të në histori të klubit.

Reali, të mërkurën mbrëma e eliminoi rivalin e përbetuar Atletico Madridin në 1/8 e finales për të avancuar në çerekfinale të Championsit.

Në fakt, Reali eliminoi Atleticon pas penalltive pasi koha e rregullt e takimit përfundoi 1:0 kurse gjatë dy vazhdimeve nga 15-të minuta nuk u shënua asnjë fol.

Madje, Reali pati rast të mirë në minutën e 70-të por Vinicius Junior dështoi nga penalltia.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Connor Gallagher, i cili pas vetëm 30-të sekondave zhbllokoi rezultatin e takimit, i cili doli të ishte edhe përfundimtar në stadiumin “Metropolitano”.

Ndeshjen e parë, Reali e kishte fituar 2:1 dhe gjithçka ishte e barabartë 2:2 pas 120-të minutave lojë, ku fituesi u përcaktua me penallti.

Reali triumfoi 4:2 me penallti, pasi VAR anuloi atë të Julian Alvarezit derisa Marcos Llorente qëlloi traversën. Golat nga pika e bardhë për Atleticon i realizuan Alexander Sorloth e Angel Correa.

Për Real Madridin të saktë nga pika e bardhë ishin Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde e Antonio Rudiger derisa gjuajtjen e Lucas Vazquezit e priti Jan Oblak.

Në çerekfinale, Real Madridi do të përballet me skuadrën e Arsenalit.

Next Post

Kur luhen çerekfinalet e Ligës së Kampionëve?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.