• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Realin nuk e mbajnë nervat/ Shumica e kartonëve të verdhë merren nga protestat

26/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është se po ecin keq, por gjithsesi nuk janë të qetë.

Tek Reali i Madridit ka një problem me nervat, dhe po ashtu me kartonët.

Shumë prej yjeve janë zverdhur në La Ligën e Spanjës, përtej rezultateve përgjithësisht pozitive, dhe këtë e tregon fakti se shumica e paralajmërimeve nga arbitrat janë marrë për protesta.

Flitet për 9 kartonë të verdhe për kundërshtim të gjyqtarit, ndër 15 gjithsej.

Padyshim që yjet madrilenë janë nervozuar nga ajo që e quajnë padrejtësi në arbitrim.

Ata pretendojnë se ka pasur disa raste për të dhënë penallti në favor të Realit dhe kjo nuk ka ndodhur.

Ndëshkim ka marrë Kilian Mbape që është përballur me drejtuesin e garës.

Po ashtu Modriç, Vinisius, Valverde apo Xhud Belingham.

Vinisius ka marrë gjithsej tre të verdhë për protesta në kampionat, që kur ka nisur të luajë për “merengesit”.

Natyrisht, tek Reali kanë marrë të verdhë edhe për arsye teknike, siç i ndodhi adoleshentit Brazilian, Endrik, në ndeshjen e fundit ndaj Alaveshit.

Trajneri Karlo Ançeloti ka kërkuar që yjet e tij të përshtaten me rregullat e reja, të cilat kërkojnë që me arbitrin duhet të flasë vetëm kapiteni.

Gjithsesi, Reali është në pozita mjaft të mira në La Ligë, në vendin e dytë, jo larg Barcelonës, dhe i pamposhtur deri tani./abcnews.al

Next Post

Java e UEFA Grassroots, mbi 100 fëmijë argëtohen në festivalin e futbollit të organizuar nga FSHF

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.