Friday, 10. April 2026
Sport

Realizoi dopietën ndaj “gjigandëve” rumunë, Rrahmani siguron formacionin e javës

GS 26/09/2023 1 Min. Lesezeit

Progatonisti në fitoren e së hënës mbrëma, të rumunëve, të Rapid Bucuresit, Albion Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i javës së dhjetë në kampionat, pas dopietës të shënuar ndaj Cluj.

Ky lajm u bë publik nga faqja zyrtare e kampionatit rumun, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, që përveçse shënoi dy gola dha edhe një asist në fitoren 3-1 ndaj “gjigandëve” të Rumanisë.

“Lojtari i Rapidit është mes sulmuesve më të rrezikshëm në Superligë, ndërsa shënoi një tjetër dygolësh”,- shkruhet në faqen e Superligës së Rumanisë, teksa kujtojmë se pas performancës së djeshme, Rrahmani ngjitet në kuotën e 6 golave në kampionat. /i.m /abcnews.al 

Teilen: