• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rebelimi në Maqedonin e Veriut,

29/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti maqedonas Boban Nikolov vendosi të shprehë publikisht pakënaqësinë e tij për punën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Milevski. Boban Nikollov nuk dëshiron më të heshtë.

Futbollisti i Kisvarda nuk mund ta besojë se trajneri Blagoje Milevski nuk po e thërret më në kombëtare dhe publikisht është shprehur i pakënaqur me vendimet e tij.

”Unë jam një nga lojtarët e zhgënjyer të kombëtares për shkak të qëndrimit të trajnerit Milevski. Ka mjaft arsye pse jemi të zhgënjyer”, filloi rrëfimin Nikolov dhe vazhdoi.

“Kam qenë pjesë e ekipit që ka arritur një kualifikim historik në Kampionatin Evropian dhe jam krenar për këtë, por pas ardhjes së një trajneri të ri me të cilin kam punuar në përzgjedhjen U21, ku isha kapiten, pritshmëritë ishin të mëdha.Megjithatë, më duhet të them se jam shumë i zhgënjyer nga Milevski.

Ai tha se ftesën do ta marrin lojtarët që luajnë rregullisht në klube. Në fund bëri të kundërtën. Unë nuk kam marrë ftesë edhe pse jam titullar në klubin tim.

Në bisedën me trajnerin më tha se unë luaj mirë, por nuk i përshtatem për momentin konceptit të tij të lojës. Interesant është se jam përshtatur në fitoren e madhe ndaj Italisë në Palermo dhe kjo është shumë e çuditshme..

Thuhej se isha pjesë e një klani të krijuar nga lojtarë që së fundi i dhanë lamtumirën kombëtares dhe se kjo është arsyeja pse nuk po marr ftesë. Unë nuk jam pjesë e asnjë klani dhe kam marrëdhënie të shkëlqyera me kolegët e mi”, tha Nikolov..

Next Post

VIDEO/ Supergoli i tij mposht Leisterin, talenti i cili u la jashtë planeve nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.