• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Red Bull, në mes të stuhisë

12/02/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka siguri mbi ndërtimin e njësisë së fuqisë motorike të makinës Red Bull për botërorin e ardhshëm.

Brenda botës së Formula 1, kanë nisur thashethemet për një rënie të mundshme të performancës së njëvendëshes austriake, sidomos pas largimit të gjeniut, Adrian Njuei.

Kanë nisur thashetheme shqetësuese në lidhje me ndërtimin njësisë së fuqisë motorike, që Red Bull po projekton përpara Kampionatit Botëror 2026 të Formula 1, atëherë kur do të nisë edhe era e re në këtë sport, si pasojë e ndryshimeve në rregullore. Pasi fitoi katër titujt e fundit të pilotëve me Max Verstappen, por humbi epërsinë mes konstruktorëve gjatë sezonit të kaluar, Red Bull hyn në Botërorin e 2025 si forca e tretë në rrjet pas McLaren dhe Ferrarit.

Nëse teknikët e Milton Keynes ia kanë dalë edhe një herë t’i japin holandezit njëvendëshen më të mirë në këtë sezon, do të shihet vetëm në pistë, por është e sigurt se, nga ajo që pamë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, puna për Pierre Ëaché dhe njerëzit e tij, të mbetur pa Adrian Njuei, do të jetë shumë më e madhe se në vitet e mëparshme.

Në fakt ky problem do të jetë për të gjitha skuadrat e Formula 1, sepse 2025 do të jetë viti i fundit para revolucionit teknik, ndaj inxhinierët dhe teknikët duhet të punojnë domosdoshmërisht njëkohësisht në dy fronte: në makinën me të cilën do të garojnë në botërorin e 2025 dhe në atë për kampionatin e ardhshëm botëror, atë të epokës së re të Formula 1.

Për Red Bull-in, është edhe më i veçantë sepse ky do të jetë viti i fundit me Honda-n si furnizues i motorëve. Dhe, sipas thashethemeve që qarkullojnë brenda Formula 1, nuk dihet se si do të jetë bashkëpunim me partnerin e ri teknik, Fordin. Kur në 2026, do të jetë pikërisht motori ai që do të bëjë diferencën tek njëvendëshet e F1, sepse nuk do të ketë kufizime.

Next Post

Marcelo injoron Lionel Messin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.