Tuesday, 17. March 2026
Sport

Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

GS 14/07/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Gjilani përmes një njoftimi, kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa.

Kasa vjen në Gjilan pas një aventure në Shqipëri me Egnatian, klub me të cilin edhe u shpall kampion.

Njoftimi i plotë i Gjilanit: 

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë.

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.

23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari.

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021.

Teilen: