• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Redknapp kritikon ashpër Tuchelin

28/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thomas Tuchel u bë trajner i Anglisë në janar dhe gjatë paraqitjeve të tij të para si trajner i “Tre Luanëve” arriti vetëm fitore në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 kundër Shqipërisë dhe Letonisë.

Megjithatë, Harry Redknapp, ish-trajneri i Tottenham dhe West Ham, ka bërë një deklaratë mjaft të kontestuar, të ndryshëm nga pritshmëritë: “Do të jem i sinqertë me ju, mendoj se Thomas është një spiun gjerman.

Po, po, e kam seriozisht, ai është dërguar këtu për të na shkatërruar. Kështu është. Ai është si Lord Haw-Haw (William Joyce) gjatë luftës, i cili tha ‘ne kapëm ushtarët tuaj më të mirë’, dhe gjëra të tilla”.

Për ata që nuk e dinë, William Joyce transmetonte propagandë naziste në Mbretërinë e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Redknapp gjithashtu imagjinoi një urdhër të dhënë Tuchel-it për të “shkuar atje dhe shkatërruar ekipin”, duke bërë një gjest të ngjashëm me përshëndetjen naziste.

Tuchel është trajneri i tretë i huaj i Anglisë, pas suedezit Sven-Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello, i cili u pritur me dyshime gjatë prezantimit të tij, ndërkohë që iu përgjigj kritikave me ironi: “Më falni, kam një pasaportë gjermane…”.

Next Post

Nga frikë e dëmtimeve te jeta e natës, “zbërthehet” Ronaldo “Fenomeni”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.