Saturday, 7. March 2026
Sport

Redon Xhixha nis sezonin e ri në Azerbajxhan me gol

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Redon Xhixha e ka nisur mirë këtë sezon në Azerbajxhan, teksa ka shënuar që në ndeshjen e javës së parë për Karabak.

Skuadra kampione në fuqi e Azerbajxhanit luante në transfertë ndaj Araz.

Meqenëse ekipi luan edhe në Europë, Xhixha ishte mes titullarëve në këtë ndeshje dhe sulmuesi shqiptar ka shfrytëzuar rastin e tij, duke gjetur golin që në minutën e 6 të sfidës.

Një start i shkëlqyer për të, që mund t’i japë më shumë shtysa trajnerit të Karabak ta aktivizojë rregullisht në kampionat e pse jo, edhe në Europë nëse arrin që të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës në vijim.

Teilen: