• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Polaku Szymon Marciniak është kritikuar shumë për mënyrën se si e drejtoi ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës. Kritikë ndaj tij ishin sidomos te Barcelona. Por Marciniak mbetet prej arbitrave më të mirë në botë.

Dhe pikërisht ai do ta drejtojë ndeshjen vendimtare për titull të kampionit të Shqipërisë, mes Vllaznisë dhe Egnatias. Kjo ndeshje zhvillohet më 12 maj në Tiranë.

Shumë ditë më parë u njoftua se Marciniak do të jetë drejtues i finales, ndërsa këtë të premten e konfirmoi FSHF-ja.

“Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League. Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Pawel Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji”, ka shkruar FSHF-ja.

Next Post

Gazetari turk kërkon të ulë shqiptarin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.