Thursday, 8. October 2026
Sport

Reforma Territoriale sot në Kuvend, opozita protesta brenda dhe jashtë Parlamentit

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Në seancën e sotme plenare do të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga socialistët, që planifikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Kjo seancë pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë hartë të re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë parlamentit. Policia e Shtetit ka marrë masa, teksa efektivë të shumtë janë pozicionuar në të gjitha hyrjet që çojnë tek godina e Kuvendit të Shqipërisë

Po ashtu, bashkitë e djathta i kanë dërguar një letër Komisionit Europian duke kërkuar që të mos lejohet miratimi i njëanshëm i Reformës Territoriale.

Ndërkohë, edhe nga ana e socialistëve ky projektligj duket se nuk ka mbështetjen e të gjithë deputetëve. Sipas gazetares së RTSH-së, Rugova Dunisha, ky propozim për një hartë të re territoriale me 15 bashki më pak nuk ka as aprovimin e Vullnet Sinës dhe Erion Braçes. PS-së i nevojiten 84 vota për ta çuar përpara këtë projektligj, ndërsa në sallë prite të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/

Teilen: