Southamptoni ka refuzuar një ofertë prej 43 milionë eurosh për Romeo Lavian nga Liverpooli, bën të ditur gazetari i njohur, David Ornstein.
Në anën tjetër, thuhet se kushtet personale mes Lavias dhe Liverpoolit nuk do të jenë problem për tu rënë dakord.
“Athletic” ka bërë të ditur më parë se Southampton po kërkon 58 milionë euro për Lavian, i cili iu bashkua klubit nga Manchester City verën e kaluar.
19-vjeçari ka qenë një objektiv i Liverpoolit pasi ky i fundit po kërkon të përforcojë repartin e mesfushës pas largimeve të Naby Keita, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Arthur Melos.
Liverpool gjithashtu do të humbasë kapitenin Jordan Henderson, i cili ka rënë dakord për një transferim te skuadra e Ligës Pro Saudite Al Ettifaq.
Liverpooli ishte i përgatitur të largonte edhe Fabinhon për në Al Ittihad, por kjo lëvizje tani është në rrezik për të dështuar.