Monday, 9. March 2026
Sport

Refuzon Barcelonën për Arabinë Saudite, Brozovic arrin marrëveshje me Al Nassr

GS 29/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Marcelo Brozovic karrierën duket se do ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Brozo ka arritur marrëveshje me Al Nassr dhe do të transferohet atje për shifrën 23 milionë euro, shkruan Lajmi.net

  

Gjatë tre sezoneve, Brozovic do t’i fitojë plotë 100 milionë euro.

Kujtojmë që për mesfushorin kroat në garë ishte edhe skuadra nga La Liga, Barcelona. Brozo te Al Nassr do të luaj së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Hakim Ziyech./Lajmi.net/

  


Teilen: