Tuesday, 5. May 2026
Sport

Regi Lushkja i bashkohet Asanit në Iran

GS 21/08/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionati iranian i futbollit ka tërhequr edhe një tjetër lojtar shqiptar. Pas transferimit të Jasir Asanit te ekipi i Esteghlal FC sot Egnatia zbuloi se ka shitur Regi Lushkjën te skuadra e Tractor FC.

Regi Lushkja nuk është më futbollisti i Egnatias. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre, me kampionët që kanë vendosur ta shesin liderin e ekipit.

Edhe pse për lojtarin e talentuar të Egnatias u përfol shumë se mund të transferohej në Ukrainë ose Turqi, destinacioni i tij ishte Irani. “Faleminderit Regi Lushkja!Ju njoftojmë se është arritur marrëveshja me klubin iranian Tractor FC për transferimin e lojtarit.Suksese goalman!”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.

Teilen: