Asnjë italian si titullar në fushë të mërkurën mbrëma për Milanin.
Mes të huajve të shumtë, edhe një holandez si Tizhani Reijnders. Është a golashënuesi më i mirë sezonal i ekipit, çka flet qartë për problemet me golin që kanë sulmuesit kuqezinj. Pikërisht 26-vjeçari ka komentuar paraqitjen e fundit të “Djallit” në Champions, duke i bërë skanerin të gjithë situatës.
Çfarë shkoi keq me Fejnordin?
Duhet ta drejtoj gishtin nga vetja. Pata një rast, në të cilin mendoj se duhet të kisha gjuajtur me më pak me nxitim. Sa për ndeshjen, lejuam kundërsulmet, dhe pse e dinim se ishin të rrezikshëm në atë aspekt. Në fund as agresioni ynë nuk mjaftoi.
Si e vlerësoni formacionin sulmues me katër lojtarë?
Unë nuk mendoj se problemi ishte numri i sulmuesve, të gjithë duan të punojnë dhe të luftojnë për ekipin. Mendoj se nuk ka pasur agresivitet të mjaftueshëm dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë për ndeshjen e radhës.
A ndiheni komod kur jeni vetëm ju dhe Fofana në mesfushë?
Po, sigurisht, nuk është problem. Duhet të jem i vëmendshëm që ta kontrolloj lojën më shumë në mesfushë, por kam ende lirinë për të zbritur dhe për të sulmuar. Mund ta kisha bërë më shumë në Champions, por kjo vlen nga pak për të gjithë. Do të analizojmë paraqitjet për të kuptuar se çfarë nuk shkon mirë apo ku duhet të kemi kujdes.
A ka sjellë merkatoja më shumë personalitet?
Po, por nuk është problem. Të ardhurit e rinj kanë dëshirë të luftojnë për ekipin dhe kanë shumë cilësi. Në Holandë nuk i treguam këto cilësi si ekip dhe duhet ta bëjmë diçka të tillë që me Veronën në ndeshjen e radhës. Më pas do të mendojmë për Fejnordin.
Ishte më zhgënjyes rezultati apo paraqitja në Holandë?
Sigurisht që nuk ishte ndeshja që prisja. Mendoj se qasja jonë jo fort e ashpër e karikoi Fejndorin, sepse rivalët ia dolën të luanin çdo herë, pavarësisht presionit tonë. Ata mundën të gjenin gjithmonë lojtarin e lirë dhe duhej të bënim më mirë. Gabuam në disa raste, sepse u dhamë shumë kohë dhe hapësirë, gjë që i bëri shumë të rrezikshëm në kundërsulm.
Pse ky Milan ka kaq shumë ulje dhe ngritje?
Është gjithmonë një rrugëtim lart e poshtë, si një shilarëse. E kemi thënë dhe e dimë se duhet të jemi shumë më të qëndrueshëm. Këtë javë fituam me një lojtar më pak në Empoli dhe më pas shkojmë në Holandë dhe humbim. Kjo nuk duhet të ndodhë nëse duam të konkurrojmë në një turne si Liga e Kampioneve.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL