• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders bluan kilometra, Çik kontribuon te golat/ Musketierët kuqezi, Milani shijon një mesfushë të re

29/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përveç rezultateve, golave dhe ambien timit të Pulisiçit, Milani në këto dy dalje të para sezonale ka rënë në sy për mesfushën. Kruniçi si digë dhe Reijndersi me Loftus-Çikun po bëjnë diferencën. Holandezi përsëri me mbi 12 kilometra të përshkuara konfirmohet maratonomaku i skuadrës. Në krahasim me Bolonjën, 600 metra më pak dhe disa gabime në pasim, megjithatë cilësia është e dukshme.

Milan festa

Në kohët e fundit komplimentet për të janë me tepricë, teksa në sy ka rënë edhe Kruniçi. Pak i dukshëm në fushë, por tepër i dobishëm për manovrën, sepse di kur duhet të mbrojë e kur të ndërtojë. Sigurisht, Benaseri ofron një regji ndryshe, por me Milanin që anon nga sulmi, ekuilibrat e boshnjakut janë shumë të dobishme. Jo më kot ai ka rënë në sy të disa klubeve si Lioni e Fenerbahçe, që mund të rezervojnë blerjen e tij para fundit të merkatos së kësaj vere.

Duke u kthyer te Reijndersi, në të mirë e në të keq, ai dhe kolegu anglez do të ekuilibrojnë “varkën kuqezi”. 40 milionë euro investim dhe thjeshtësi në lojë, por edhe efikasitet. Koka e secilit është shpesh lart dhe dëshira për të luajtur në drejtim të portës rivale është evidente.

ANGLEZI – Stefano Pioli është ai që i ka dhënë besim i pari Sergej Milinkoviçit kur ai sapo kishte zbarkuar te Lacio. Në kërkesat e tij teknike gjithmonë ka pasur lojtarë me strukturë të rëndësishme dhe më në fund ka dikë si Loftus-Çik.

Mbi 190 centimetra i gjatë, anglezi është mesfushori tipik për të cilin trajneri ka disa kërkesa specifike: Shtyrje përpara dhe pasim të fundit. Gjithçka e kombinuar me pasime të thjeshta. U tha u bë. 28-vjeçari ndaj Torino dha asistin për Pulisiçin pikërisht me një driblim të bazuar mbi forcën dhe një pasim të thjeshtë që e nxori amerikanin përpara portës bosh. Do të duhet ta bëjë më shpesh e mundësisht të shënojë ndonjë gol më shumë, pasi deri tani ka qenë efikas taktikisht, por dikush në stolin kuqezi e në bordin drejtues pret që të shohë emrin e mesfushorit edhe në tabelën e golashënuesve.

Sigurisht, Pioli pret integrimin e Musahut, por ndoshta edhe diçka më shumë nga Pobega. Për momentin janë alternativa, por me “djallin” që pas 15 shtatorit do të luajë çdo tri ditë, kontributi i gjithkujt do të jetë i vyer. Amerikani ishte një blerje e kërkuar me ngulm. Për nga fiziku kujton Kesin, por driblimin e ka më të theksuar. Ekipi pret edhe kontributin e tij, ndërkohë që shijon treshen titullarë, e cila deri tani, edhe pse ende herët, po shpërblen besimin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Spektakël në Al Nassr-Al Shabab, Ronaldo-Mane protagonistë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.