• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders: Gati për Europianin, Australia s’mu duk serioze

08/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tizhani Reijnders do t’i bashkohet kombëtares holandeze për Kampionatin Europian që fillon pas një jave në Gjermani.

reijnders

Mesfushori është rikthyer nga udhëtimi në Australi me Milanin dhe për këtë arsye trajneri Koman i ka dhënë disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga udhëtimi i gjatë. Duke folur për “De Telegraaf”, lojtari kuqezi deklaroi: “Në fillim mendova, a është serioze? Por klubi nuk duhej t’i dorëzonte lojtarët e tij te federatat kombëtare para 3 qershorit dhe ne thjesht duhej të përshtateshim me situatën. Jemi profesionistë dhe si të tillë duhet të pranojmë gjërat që nuk mund t’i ndryshojmë edhe pse sezoni që mbylla me Milanin ishte i lodhshëm.”.

Holandezi nuk bën fajtor askënd, fundja edhe klubet kanë planet e tyre dhe brenda majit mund të përdorim futbollistët sipas nevojave apo kalendarit. Vetë numri 14 kuqezi nuk ka dyshime për këtë temë teksa sqaron: “E kuptoj se këto lloj udhëtimesh janë të rëndësishme për Milanin nga pikëpamja promovuese dhe financiare. Kur luan kundër Romës në Përth të Australisë s’të tingëllon si diçka normale. Më pas, kur sheh koalat dhe kangurët, është një kujtim që mbaj me vete”.

KOMBËTARJA – Më pas Reijnders foli për udhëtimin e gjatë dhe përshtatjen më ndryshimin e orarit, një aspekt të cilin nuk e ka vuajtur falë një strategjie të qartë. “Për të pasur sa më pak shqetësime gjatë udhëtimit, ruajta ritmin europian në aspektin kohor qoftë për vaktet ashtu edhe për gjumin. Si rezultat, s’vuajta për ambientimin me orën në Australi dhe më pas me rikthimin në Europë”, tha mesfushori që u shpreh gjithashtu i lumtur për ditët shtesë të pushimit të marra nga trajneri Koman, çka e më lejoi të rikuperohej sepse fluturimi për 24 orësh nga Australia i kishte marrë shumë energji.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Basketbollistet e Kosovës pësojnë në start të garës 3×3

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.