• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders, “ilaçi” i Milanit, holandezi i jep fitoren kuqezinjve, Juventus mund Udinesen

03/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani rikthehet të fitojë në kampionatin italian. Kuqezinjtë morën një sukses të çmuar 1 me 0 në fushën e Monxes në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 të serisë A. Përtej rezultatit nuk ishte një ndeshje e lehtë për miqtë.  Monxa luajti shumë mirë në pjesën e parë duke humbur disa raste të shkëlqyera me Maldinin dhe Dani Motën. Ky i fundit madje edhe shënoi, por goli u anulua, pasi Bondi shkaktoi një faull në aksionin e vendasve. Milani megjithëse mbajti topin, ishte shumë pak i rrezikshëm, me përjashtim të një rasti të Okafor.

Sidoqoftë kuqezinjtë e goditën Monxen në momentin e tyre më të mirë duke shënuar në fund të pjesës së parë. Pas një kundërsulm, ishte Reijnders që finalizoi me kokë. Në të dytën Milani ishte më mirë në mbajtjen e topit, por la hapësira prapa që nuk u shfrytëzuan nga i zakonshmi Daniel Maldini.

Në të dytën tek Milani u aktivizua edhe Rafael Leao, që vazhdon të ketë marrëdhënie të tendosur me trajnerin Fonseka. Sulmuesi pati disa mundësi të mira në fund për të shënuar, por gaboi para porte. Megjithatë pas humbjes me Napolin, kuqezinjtë cojnë në shtëpi një sukses të çmuar, që i ngjit në 17 pikë në klasifikim.

Fitore shumë e rëndësishme edhe për Juventusin. Bardhezinjtë që vinin pas dy barazimesh radhazi, fituan 2 me 0 në transfertë kundër Udinezes dhe u barazuan përkohësisht me pikë me Interin në kuotën 21.

Një autogol i portierit friulan Okoje në zhvillimet e një shtylle të Turam, si dhe një gol në minutën e 37 nga Savona i dhanë tre piket e rëndësishme skuadrës së Tiago Motes. Si Milani ashtu edhe Juventusi do të jenë të impenjuara në champions të martën, konkretisht kuqezinjtë përballë Real Madrid në Spanjë, ndërsa Bardhezinjtë ndaj Lilës në Francë./vizionplus.tv

Next Post

Atalanta e kapiten Gjimshitit fiton 3-0 përballë Napolit, habit Conte: Nuk jam i befasuar nga humbja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.