Monday, 3. August 2026
Futboll

Reijnders po mendon largimin nga Man. City, holandezi merr një ofertë surprizë

GS 03/08/2026 1 Min. Lesezeit

Tijjani Reijnders mund të jetë një nga largimet e mëdha nga Manchester City këtë verë. Holandezi vuajti jo pak në sezonin e tij të parë te “Qytetarët” dhe mund të largohet këtë verë për shkak të konkurrencës së madhe në ekip.

Sipas CalcioMercato.it dhe La Stampa, Juventusi po monitoron situatën e Reijnders te Manchester City. Në fakt, ata po shqyrtojnë një marrëveshje huazimi për të rikthyer në Serie A ish-lojtarin e Milanit.

Deri tani nuk përflitet ende për shifra dhe detaje ekonomike, por largimi i Reijnders nga Man. City është shumë i mundshëm. Holandezi po ashtu nuk është në listën e të “paprekurve” të trajnerit Enzo Maresca.

Teilen: