Tizhani Reijnders është duke llogaritur që Kilië Mbapenë si pjesë në ndeshjen e Francës kundër kombëtares holandeze e programuar për të premten. Ylli francez 25-vjeçar ka thyer hundën kundër Austrisë mbrëmjen e së hënës dhe prania e tij është në diskutim.
Me maskë apo pak pushim për ta ruajtur, ndërkohë që francezi pësoi thyerjen e hundës në një duel me mbrojtësin austriak Kevin Danso. Sulmuesi është zëvendësuar menjëherë pas përplasjes dhe është ekzaminuar në spital, teksa analizat treguan se ai nuk ka nevojë t’i nënshtrohet një operacioni për të korrigjuar frakturën. Federata Franceze e Futbollit raportoi se një maskë speciale është duke u krijuar për Mbapenë, në mënyrë që ai të vazhdojë kampionatin e tij evropian. Reijnders nuk i beson.
“Unë mendoj se ai do të jetë të premten,” tha mesfushori në konferencën për shtyp e dhënë dje nga grumbullimi i “Tulipanëve”, për të shtuar më pas: “Vërtet do të mbajë një maskë, por edhe me një maskë mbetet një futbollist i madh. Do të shohim nëse do të luajë, por personalisht nuk i besoj shumë këto lojëra mediatike. Nga ana jonë do të jemi të përgatitur për ta pasur përballë. Franca me ose pa yllin e saj ndryshon shumë, megjithatë për Reijnders, “Gjelat” kanë aq shumë talente në organikë sa që do të dinë të zëvendësojnë në mënyrën më të mirë kapitenin e tyre.
“Për mua nuk ka rëndësi nëse Mbape luan apo jo,” vazhdoi 25-vjeçari i Milanit. “Franca ka më shumë sulmues të mirë dhe një ekip të fortë. Nëse Mbape merr pjesë, ai është një lojtar më shumë nga i cili duhet të ruhemi. Por ne nuk kemi frikë nga askush. Duam të sigurojmë sa më shpejt praninë në turin tjetër të kompeticionit dhe do të mendojmë vetëm për fitoren. Aspektet e tjera apo problemet e Francës nuk na përkasin.”.
PANORAMASPORT.AL