• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reijnders shqetëson Milanin

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas asaj që raporton ‘Sky Sport’, Tijjani Reijnders nuk është stërvitur sot në Milanello për shkak të një gjendjeje të keqe shëndetësore (dhimbje stomaku).

Nesër Milani do të zhvillojë një seancë të fundit stërvitore dhe do të merret një vendim nëse holandezi do të përfshihet apo jo në listën e të grumbulluarve për sfidën kundër Fiorentinës, e cila do të luhet të shtunën mbrëma në ‘San Siro’.

Sa i përket formacionit që zbriti në fushë nga minuta e parë të mërkurën, në derbin e Kupës së Italisë, ndaj Fiorentinës priten disa ndryshime në 11-shen e Milanit.

Në mbrojtje pritet të rikthehet Tomori (më i favorizuar se Gabbia) dhe do të formojë çiftin e qendrës me Thiaw.

Për pjesën tjetër: në portë do të jetë Maignan, ndërsa mbrojtja do të plotësohet nga Walker dhe Theo Hernandez në krah.

Në mesfushë do të jenë Fofana dhe Reijnders (përdorimi i tij mbetet ende i mundshëm pavarësisht problemeve të fundit).

Në sulm, një mundësi për Chukwuezen në të djathtë, ndërsa prapa sulmuesit do të jenë Pulisic në qendër dhe Leao në të majtë. Abraham do të jetë sërish sulmuesi titullar, me Gimenez që do ta nisë sërish nga stoli.

Të padisponueshëm: Emerson Royal dhe Loftus-Cheek.

Next Post

Bomba e verës, Sandro Tonali rikthehet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.