Friday, 27. March 2026
Sport

Reijnders vendos rekord që në ndeshjen e parë te Milani, askush si ai te kuqezinjtë në dy dekada

GS 22/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nëse Kristian Pulishiç la shenjën e tij te fitorja 2-0 e Milanit ndaj Bolonjës me golin e shënuar, shumëkush vlerësoi paraqitjen e një tjetër afrimi të fundit të kuqezinjve. Tijani Reijnders ka treguar talentin e tij në këtë sfidë, duke qenë shpesh iniciator i aksioneve sulmuese për kuqezinjtë.

reijnders

Dhe duke e bërë në gjë të tillë, ai ka vendosur një rekord unik në Serinë A sa i përket lojtarëve të Milanit në dy dekadat e fundit. Ka qenë pikërisht kompania e njohur e statistikave “Opta” ajo që ka bërë të ditur se që kur ka filluar të mbledhë statistikat e Serisë A në sezonin 2004-2005, asnjë lojtar i Milanit nuk ka qenë 100% i saktë në pasimet e tij siç ishte Reijnders në ndeshjen e të hënës në darkë.

Ai ka tentuar 28 pasime gjatë ndeshjes dhe në të 28 rastet, topi ka shkuar në destinacion, si në rastin kur dha asistin për Zhiru te goli i parë. Një efikasitet i jashtëzakonshëm i lojtarit, në një klub ku kanë luajtur mjeshtëri të mirëfilltë të mesfushës.

F4H5UEEXUAAaq_u

PANORAMASPORT.AL

Teilen: