Thursday, 19. March 2026
Sport

Reijnders zbulon prapaskenën: Refuzova Barcelonën për Milanin

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tijjani Reijnders, mesfushori që është transferuar së fundmi te Milan, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Mes shumë temave të trajtuara, holandezi u ndal dhe te prapaskena e merkatos.

“Unë e kisha bërë zgjedhjen time. Unë kisha folur me Moncada dhe Piolin dhe në atë moment e kisha vendosur tashmë, duke përfshirë edhe familjen time. E kisha vendosur që do të luaja për Milanin, madje refuzova Barcelonën për t’u transferuar këtu.

Presion për të qenë zëvendësuesi i Tonalit? Zero. Sinqerisht nuk ndiej presion, dua të jem vetvetja brenda dhe jashtë fushës”, ka përfunduar mesfushori holandez./h.ll/abcnews.al

Teilen: