• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Reja i jep “bekimin” Tudorit te Juventusi: Ka pasur fatin të punojë për shumë vite me Lippin

27/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Po të trajnoja, do ta bëja falë Edy Reja.

Përndryshe, do të merresha me turizëm në Hvar”. Këto fjalë, të thëna nga Igor Tudor disa vite më parë, tregojnë qartë lidhjen që ka trajneri aktual (i ri) i Juventusit me Reja.

Rrugët e tyre u kryqëzuan në sezonin 2009-2010 te Hajduk Spliti, kur Tudor u bashkua me stafin teknik të trajnerit veteran gorician.

Në atë kohë u krijua një lidhje shumë e mirë mes tyre.

Pas kaq vitesh, vlerësimi reciprok ka mbetur i pandryshuar, siç konfirmon vetë Edy Reja në faqet e “Tuttosport”: “Duhet të them të vërtetën: nuk kam bërë asgjë të jashtëzakonshme për të. Më pëlqeu ajo që tha disa vite më parë, por në kokën e tij ishte trajner që kur e njoha”.

Reja flet për Tudor nga këndvështrime të tjera, si për shembull mënyrën se si ai arrin ta përfshijë grupin: “Ishte thelbësor për mua në Split, sepse përkthente gjithçka që thoja. Më pëlqenin momentet kur ai ndryshonte tonin dhe timbrin.

Është një tip që di t’i elektrizojë njerëzit përballë dhe nuk i kursen fjalët. Nëse ka një problem, e zgjidh në mënyrën e tij, por nuk thotë asnjë gënjeshtër. Igor përshtatet me lojtarin që ka përpara, këtë e bën me personalitetin e tij”.

Pra, a i jep Tudor ndonjë shembull nga ndonjë trajner? Reja thekson rëndësinë e faktit që Tudor ka punuar për shumë vite me Marcello Lippin: “Igor fliste gjithmonë për atë Juventus, mbeti shumë i lidhur me klubin bardhezi, duke u bërë së pari një tifoz i tij. Dhe nëse ka pranuar një kontratë për disa muaj vetëm për t’u kthyer në Torino, do të thotë që e di se kjo është mundësia e jetës së tij”.

Next Post

Barça e lodhur, shpresat janë te Levandovski për duelin me Osasunën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.