Tixhani Reijnders është bërë objektivi i radhës i Mançester Sitit, raportojnë mediat britanike. Pas një sezoni të shkëlqyer me 15 gola dhe 3 asiste në të gjitha kompeticionet, mesfushori holandez ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës, mes tyre edhe anglezët që pritet të humbasin Kevin De Bryjne në fund të sezonit.
Pavarësisht se më 3 mars Reijnders rinovoi kontratën me Milanin deri në vitin 2030, mungesa e kualifikimit në Champions mund ta detyrojë klubin kuqezi të bëjë një sakrificë të madhe në merkato për të balancuar të ardhurat.
Edhe pse nuk është bërë publik çmimi që Sity mund të ofrojë, burimet flasin për një shumë që mund të thyejë rekordin e shitjes më të madhe në historinë e Milanit, atë të Kakasë për 67 milionë euro. Duke marrë parasysh se Reijnders iu bashkua kuqezinjve për vetëm 20.5 milionë në verën e 2023, një shitje e tillë do të përfaqësonte një fitim të madh.
PANORAMASPORT.AL