Goli në minutën e 21-të ndaj PSV-së në ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve e ka futur talentin Kenan Jilldiz në librin e artë të historisë së Juves.
Numri 10 shënoi gol në moshën 19 vjeç e 136 ditë duke u bërë kështu lojtari më i ri që shënon për “Zonjën e Vjetër” në Ligën e Kampioneve. Ai theu rekordin e mbajtur nga legjenda Alesandro Del Piero, i cili e kishte vendosur në vitin e largët 1995 ku i shënoi Dortmundit në moshën 20-vjeçare e 308 ditë.
Statistika bëhet edhe më e bukur pasi talenti turk e theu rekordin e legjendës bardhezi, pikërisht me një gol alla Del Piero.
GOLI I JILLDIZ (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL