• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekord i ri në Serie A

01/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Serie A vendosi një rekord të ri shikueshmërie.

Mbi 6.2 milionë shikues u kyçën në “DAZN” gjatë fundjavës të fundit për të parë ndeshjet e xhiros së 10-të të Serie A, një rekord i ri shifrash, duke thyer numrin e mëparshëm, i cili u vendos vetëm një javë më herët.

Xhiro e dhjetë ishte interesante në elitën italiane, pasi përfshinte takime midis Interit dhe Romës, Napolit dhe Milanit, si dhe Lazios e Fiorentinas, transmeton Gazeta Express.

Para kësaj xhiroje, numri më i lartë i shikuesve për një xhiro të vetme të ndeshjeve në Serie A ishte 6.1 milionë, i cili u vendos në xhiron e nëntë të këtij sezoni.

Ndeshja më e ndjekur në Itali këtë fundjavë ishte përplasja e shumëpritur mes Interit dhe Romës, e cila solli edhe rikthimin e Romelu Lukakut në “Guiseppe Meazza” për herë të parë që nga largimi i tij.

Mbi 1.7 milionë shikues e ndoqën fitoren e “Nerazzurëve”, ndeshje kjo e dyta më e ndjekur e sezonit pas asaj mes Milanit dhe Juventusit, që u ndoq nga 1.98 milionë shikues. Kjo ndeshje i takoi xhiros së nëntë.

Ndërkohë, ndeshja mes Napolit dhe Milanit pati në total prej rreth 1.6 milionë shikuesve të dielën në mbrëmje, sipas shifrave të “DAZN”, të raportuara nga “La Gazzetta dello Sport”.

Next Post

Egbo : Do të jetë një Prishtinë ndryshe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.