• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekord në Europë, Interi tani shënjestron Milanin

05/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter-Milan nuk ka qenë kurrë një derbi si çdo tjetër, por në sezonet e fundit, meqenëse objektivat janë diskutuar gjithmonë e më shumë mes tyre, sfida ka qenë e pafund.

milan-inter-pronostico-champions

Interi i Inzagit, ashtu si Milani, ka pikë të plota pas tri javësh dhe pas rikthimit nga pauza e kombëtareve, me 8 gola të shënuar dhe 0 të pësuar dhe do të jetë pikërisht derbi i Madoninës që do të ndezë në rikthim Serinë A.

I fundit në rend kronologjik mes dy rivalëve përfundoi me Lautaro Martinezin duke festuar poshtë “Curva Nord” golin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe pikërisht mbi argjentinasin, Simone Inzagi ka shpresat e tij.

Sulmi – Fusha ka folur gjithmonë për Interin dhe Lautaron dhe ky fillimsezoni nuk bën asnjë ndryshim. Ka që nga viti 1966 që Interi nuk e kishte nisur Serinë A pa pësuar gol në tri ndeshjet e para dhe është i vetmi në pesë kampionatet kryesore europiane që nuk ka pësuar ende gol. Nëse mbrojtja është e padepërtueshme si gjithmonë, starti i “demit” është me ritmet e një kampioni.

Dopieta ndaj Monzës në ndeshjen e parë, goli ndaj Kaljarit dhe më pas një tjetër dopietë ndaj Fiorentinës kanë qenë një paralajmërim shumë i qartë për të gjithë kundërshtarët. Lautaro është aty me 5 gola në 3 ndeshje, diçka që si zikaltër e ka realizuar këtë mijëvjeçar vetëm Mauro Ikardi. Gjithsej janë 107 gola me Interin në të gjithë kompeticionet, i dhjeti në listën e golashënuesve zikaltër.

Milani është në radhë si dhe dëshira për t’u rikthyer të pushtojë Ligën e Kampionëve, me të vetmin faktor të panjohur që ka të bëjë me udhëtimin e tij drejt Amerikës së Jugut dhe efektin që do të ketë në derbi. Në fund të fundit, mirëkuptimi me partnerin e tij të ri të sulmit, Turam është rritur dhe ritmi drejt suksesit është përshpejtuar. Kur njëri jep asist, tjetri shënon me Inzagin që tashmë ka në dispozicion arsenalin e duhur.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Bologna refuzoi Interin dhe sulmuesi përfundoi te Interi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.