• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekordmeni Çalha: Jemi të uritur, rikthehet shpejt Interi i vjetshëm

26/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim gjithçka ishte ndryshe. Kur e hapi strishën e penalltive, Hakan Çalhanoglu luante me fanellën e Milanit dhe kampionati u ndal për shkak të pandemisë.Hakan-Calhanoglu-3-scaled-e1694869946617Turku shënoi të parën penallti nga 17 pasardhëset. Ishte ndaj Romës në “San Siro”. Kundër Leçes vazhdoi të njëjtën rrugë. E djathta e pakapshme nga portieri Falkone për të blinduar suksesin e zikaltërve. Kështu, Hakan Çalhanoglu ka ecurinë më të gjatë të penalltive të realizuara në Serinë A, duke parakaluar Xhampaolo Pacinin që është ndalur në 16 penallti radhazi. Askush si ai. Pas ndeshjes tregoi sekretin e zikaltërve dhe premtoi se shumë shpejt do të rikthehen ata të sezonit të kaluar.

A është Interi i uritur, ashtu si një vit më parë?

Po. Kemi të njëjtën uri dhe dëshirë për të fituar ashtu si një vit më parë. Pastaj janë detajet që bëjnë diferencën. Me temperaturat e kemi pak të vështirë, ashtu si të gjitha skuadrat besoj. Por me vendosmëri dhe mentaliten e duhur do të shkojmë larg.

Kur të jeni në 100%, mendoni se do të arrini nivelin e vitit të kaluar?

Duhet ta arrijmë patjetër. Duhet të stërvitemi maksimalisht sepse kemi qenë në kombëtare dhe erdhëm pak vonë të gjithë bashkë. Kemi ende nevojë për forcë në këmbët tona, por hap pas hapi do të arrijmë.

Sa e rëndësishme ishte që të fitonit pas barazimit në debutim?

Ishte një ndeshje e rëndësishme sepse luanim për herë të parë me tifozët tanë. Kemi pasur vetëm 3 javë për t’u stërvitur ne lojtarët që kemi qenë në kombëtare. Edhe problemet fizike kanë qenë prezentë. Tani po gjejmë formën pak nga pak dhe jemi të lumtur për fitoren.

Duket se kishit përqendrimin e duhur këtë herë…

Sigurisht që po. Ne duhet të përmirësohemi dhe të arrijmë nivelin që kemi pasur një vit më parë. Duhet të qarkullojmë topin, të krijojmë raste. Të gjithë të tjerët duan të na vënë në vështirësi, por ne kemi rrugëtimin tonë.

Tani vjen Atalanta, që është një skuadër e vështirë për t’u përballur…

Po. Edhe Atalanta është forcuar shumë dhe është gjithmonë e vështirë të luash ndaj tyre. Ata të ndjekin një kundër një çdo lojtar në fushë. Por ka kohë për të menduar për këtë sfidë.

Pse Darmian është gjithmonë vendimtar?

Sekreti i Interit është që jemi një skuadër e madhe dhe të gjithë bashkë ndihmojmë njëri-tjetrin. Sot i erdhi shansi atij, por do të ketë edhe të tjerë që do të jenë vendimtar ë. Jemi duke krijuar shumë raste, por duhet të punojmë akoma më shumë për të qenë në formë.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Futbolli në zi! I diagnostikuar me tumor, vdes ish-trajneri i njohur i Anglisë, Sven-Goran Eriksson

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.