Tuesday, 19. May 2026
Sport

Relizoi golin e fitores, heroi Kambiaso: Jemi të parët, ky kartoni më i bukur i karrierës

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Andrea Kambiaso u shndërrua në një hero te Juventusi në duelin ndaj Veronës, duke shënuar golin e fitores. Ky ishte realizimi i parë i mesfushorit në Serinë A me fanellën e Juventusit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, 23-vjeçari ndër të tjera deklaroi:

kambiaso 

“Shënova një gol shumë të rëndësishëm, jam shumë i lumtur. Është një fitore që ka rëndësi sepse jemi të parët në tabelë për disa orë të paktën. Kartoni i verdhë? Ishte ndëshkimi më i bukur i karrierës sime. Ishte një mbrëmje pak e keqe, krijuam shumë mundësi: ishim të pafat në dy episodet ku ndërhyri VAR-i, por e rëndësishme ishte fitorja. Është një sukses që na jep vazhdimësi dhe na jep shpresë për të ardhmen”, deklaroi Kambiaso.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: