Luis Enrike po merr “stofin” e trajnerit të përmbysjeve të mëdha në Ligën e Kampioneve, sepse kualifikimi i PSG-së së tij në çerekfinale këtë sezon, pasi kishte humbur ndeshjen e parë në “Parc des Princes” me Liverpulin, nuk është “remuntada” e vetme e trajnerit katalanas në Europë.Në fazën e Ligës këtë sezon, Siti ishte duke kryesuar 0-2 një moment në Paris, por Dembele, Barkola, Nevesh dhe Ramos u përgjigjën me një “poker”, duke fituar 4-2.
Por përmbysjet më të rëndësishme mbeten ato, në të cilat parizienët janë kualifikuar në fund: siç ishte humbja 3-2 në shtëpi ndaj Barcelonës dhe fitorja më pas 4-1 në transfertë në çerekfinalet e vitit 2024.
E paharrueshme mbetet edhe fitorja 4-0 në “Parc des Princes” e PSG-së në 1/8-at e 2016-17, e cila u përmbys nga katalanasit 6-1 në “Camp Nou”. Dhe Enrike në atë kohë ishte në stolin e Barçës.
PANORAMASPORT.AL