Java e 35 e Superiores dhuroi rezultate të pa pritura.
Fitorja e Partizanit dhe barazimi i Tiranës, kanë bërë që tashmë të jenë të kuqtë në vendin e parë, edhe pse me pikë të barabarta, falë përballjeve direkte, pasi kanë bilanc më të mirë në derbi.
Ndërkaq, është Teuta që e sheh veten në zonën e Europës falë fitores ndaj Egnatias, pasi Vllaznia la pikë në Shkodër përballë Laçit,
Në fund, Kastrioti ka rënë nga kategoria, ndërsa Bylisi mban gjallë shpresat për play-off.