Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve, ku nuk kanë munguar rezultatet befasuese dhe paqartësitë në renditjen e përgjithshëm.
Liverpooli është i vetmi me ecuri perfekte, duke marrë pesë fitore dhe me 15 pikë është kryesues.
Pas anglezëve pa humbje, por me një barazim është Interi, duke mbajtur vendin e dytë.
Barcelona dhe Borussia Dortmund vijnë pas tyre, ndërsa Atalanta, Bayer Leverkusen dhe Arsenal kanë pozita të mira që mund të kualifikohen.
Në mesin e renditjes janë Lille, Bayern Munich, Milan, Manchester City dhe Juventus.
Real Madridi mban vendin e 24-t, i fundit që dërgon në play-off, duke u futur në tri ndeshjet e fundit me vetëm gjashtë pikë.
Pas tyre është PSG me vetëm 4 pikë, aq sa ka edhe Sparta Praga.
Pa pikë janë RB Leipzig, Slovan Bratislava dhe Young Boys.