Tuesday, 26. May 2026
Sport

Renditja e FIFA-s, Shqipëria fiton dy vende

GS 24/10/2024 1 Min. Lesezeit

Shqipëria është ngjitur me dy vende në renditjen mujore të FIFA-s. Për muajin tetor kuqezinjtë e Silvinjos kanë grumbulluar 1379.29 pikë, 1.38 më shumë krahasuar me pikët e një muaji më parë (1377.91).

Këtë muaj kuqezinjtë e Silvinjos zhvilluan dy ndeshje të vlefshme me Nations League. Më 11 tetor u mund nga Republika Çeke 2-0 ndërsa më 14 tetor mundi minimalisht Gjeorgjinë në Tbilisi. 

Teilen: