FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve më të mira, teksa Kosova ka bërë arritjen historike duke u ngjitur në vendin e 99-të.
Ky pozicion është më i larti për Kosovën që nga pranimi në UEFA e FIFA.
Në ndeshjet e nëntorit, “dardanët” mposhtën Lituaninë ndërsa me Rumaninë humbën me rezultat zyrtar.
Ngjitjen në Ligën B, Kosova do ta kërkojnë në “play off-in” kundër Islandës, ku do të luajnë më 20 dhe 23 mars.
Shqipëria ndërkohë nuk ka lëvizur nga vendi i 65-të pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes nga Ukraina.
Në dhjetëshen e parë nuk ka pasur ndryshime ku Argjentina udhëheq listën.
Më pas ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.