Fitoret përballë Gjibraltarit dhe Letonisë gjatë këtij muaji kanë bërë që kuqezinjtë të përmirësojnë me dy vende pozicionin në renditjen e përditësuar të FIFA-s. Kuqezinjtë e Sylvinho-s kalojnë nga vendi i 68-të në të 66-in falë.
Ngjitje të konsiderueshme ka bërë edhe Kosova, e cila renditet në vendin e 91-të, plot katër pozicione më mirë krahasuar me renditjen e muajit të kaluar. Një tjetër rekord për ekipine Franco Fodës, i cii vazhdon të ngjitet në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Sa i përket dhjetë vendeve të para spikat dalja e Gjermanisë nga këto pozicione. Katër herë kampionët e Botës gjenden në vendin e 12-të pasi kanë humbur tre pzocione ndërsa Italia renditet e dhjeta duke fituar një vend krahasuar me një muaj më parë. Sa i përket vendit të parë Spanja rikthehet për herë të parë që prej 2014-ës.