Monday, 2. February 2026
Sport

Renditja e FIFA-s: Vashat e Kosovës shënojnë ngritje në ranglistë

GS 15/12/2023 1 Min. Lesezeit

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka përditësuar ranglistën e ekipeve kombëtare, në konkurrencën e femrave.

Vashat e Përfaqësueses së Kosovës kanë shënuar ngritje për dy pozita në këtë ranglistë, shkruan lajmi.net.

Kosova tani është në pozitën e 100-të, ndërsa më parë ishte e 102-ta në ranglistë.

Ngritja në ranglistë për Dardanet është arritur pas suksesit në fillim të këtij muaji, kur siguroi kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në Ligën C të Ligës së Kombeve, Kosova pati një barazim pa gola me Bullgarinë, ndërsa mposhti Maqedoninë e Veriut 2:0 dhe 3:1, si dhe Bullgarinë në duelin e fundit, 5:1.

Megjithatë, pozita më e mirë e Kosovës ishte në vitin 2017, kur zuri në vendin e 97-të./Lajmi.net/

Teilen: