UEFA ka publikuar renditjen e saj të përditësuar, që kryesohet bindshëm nga Anglia. Italia, falë kualifikimit të Bolonjës dhe Fiorentinës në Europa dhe Conference League, ka 4 skuadra në 1/8-ve dhe ka shkurtuar kështu diferencën me vendin e dytë, që mbahet nga Gjermania.
Nga -571 pikë që ishte më parë, Italia është afruar në -214 pikë. Anglia e vendit të parë ka 22.291 pikë dhe e ka të sigurt vendin extra në edicionin e ardhshëm të Champions League. Anglezët kanë 9 skuadra nga 9 të kualifikuara në 1/8-at e kompeticioneve europiane.
Pas Gjermanisë së vendit të dytë, me 5 skuadra të kualifikuara nga 7, vjen Spanja me 4 skuadra të kualifikuara nga 7, ashtu si Italia me të njëjtin numër. Gjithçka varet nga turi i ardhshëm kualifikues, ku skuadrat italiane kanë shansin të përballen me rivalët direkt dhe të fitojnë pikë e pozicione në renditjen e UEFA-s. Italia ëndërron të fitojë vendin shtesë në Championsin e ardhshëm.
Klasifikimi
1.Anglia (22.291 pikë)
2.Gjermania (17.571)
3.Spanja (17.406)
4.Italia (17.357)
5.Portugalia (16.600)