Sunday, 15. March 2026
Sport

Replika e Igli Tares, ja si iu përvesh Kloses kur nisi të ankohej për largimin nga Lacio

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Debati në distancë mes Miroslav Kloses dhe Igli Tares ka nisur pak muaj më parë. Sulmuesi gjerman u ankua asokohe për mënyrën se si ishte trajtuar nga Lacio kur u Largua dhe kjo solli edhe përgjigjen e tashmë ish-drejtuesit të bardhekaltërve.

klose tare

“Kam qenë unë që kam folur 3 herë me Miro para përfundimit të kontratës së tij për t’i ofruar rinovimin. Herën e parë më tha se kishte menduar për t’u tërhequr që një vit më parë, por i biri e kishte ftuar që të qëndronte.

E tija ka qenë gjithmonë një zgjidhje familjare. Të jesh një lojtar i madh, nuk do të thotë detyrimisht të jesh një njeri i madh.

Burrat shihen nga faktet. Dera është e hapur për t’u qartësuar, e tregon fakti se ai është ftuar me ish-shokët e skuadrës”, tha asokohe Tare në një intervistë për “Corriere Dello Sport”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: