• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Replikat/ Hënes pranon spiunët, ia pret tentakulat edhe Mateusit

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Nderit, Uli Hënes, ka ndezur “luftën e ftohtë” kundër Lotar Mateusit.

31989032-uli-hoeness-schmiedet-einen-plan-gegen-lothar-matthaeus-3rNkl7tl6CBG

71-vjeçari, në një prononcim të fundit për mediat vendëse, ka pohuar me bindje se rrjedha e informacioneve të brendshme nga ekipi i Bajernit do të jetë e limituar për aq kohë sa ai do të jetë në krye të ekipit më të titulluar në Gjermani.

REAGIMI I ULI HËNESIT- “Gjithçka është në rregull në Mynih. Planet tona nuk po diskutohen në media dhe ky element demonstron përparim, ndryshe nga sa ndodhte më parë. Persona si Lotar Mateus do ta kenë shumë të vështirë në muajt e ardhshëm të zhvatin informacione të brendshme nga kampi ynë, sepse ne kemi filluar t’i presim tentakulat e tij”, shprehej personazhi me më shumë ndikim në mënyrë indirekte te kampionët e Bundesligës.

REPLIKAT E LOTAR MATEUSIT- “Deklaratat e Hënesit i konsideroj të pakuptimta. Nuk kam marrë asnjë të dhënë nga brenda Bajernit apo të kem vendosur lidhje të forta me individë të rëndësishëm te bavarezët. Unë flas mbi atë çka shoh në fushë”, tha me tone të larta nervozizmi 62-vjeçari. “Rekordmeni” gjerman prej sezonit 2012-2013 ka kryer misionin e analistit në kanalin e “Sky Sport.de”, aty ku thumbat ndaj klubit nga Mynihu nuk kanë munguar prej ish-lojtarit të Bajernit në periudhën 1992-2000, e përkthyer me 15 trofe.

MILIONAT ARABE- Uli ka gjetur momentin e duhur pas një debati të nxehtë në distancë me Lotarin të flasë edhe në lidhje me ndikimin e shpenzimeve arabe në transferimin e merkatove. Plani i Princit të Kurorës arabe, Muhamedbin Selman, konsiston në investimin e të paktën 20 miliardë eurove rreth infrastrukturës dhe afrimeve të lojtarëve me peshë në Lindjen e Mesme: “Jam tepër i shqetësuar për manovrat e realizuara nga ekipet arabe në tregun e futbollit. Duket sikur paratë nuk i përfundojnë kurrë. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për 10 vitet e ardhshme në bazë zhvillimeve të fundit. Ana pozitive është se një skuadër mund të grumbullojë 15-16 futbollistë, pra Europa është e aftë në prodhimin e talenteve dhe të furnizojë rajonin në fjalë e të përmbushë kërkesat vendëse”, përfundoi Uli Hënes.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zyrtare: Shkëndija transferon ish-kapitenin e Dritës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.