Friday, 9. October 2026
Sport

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

Reshjet e shiut që kanë nisur mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, ku në segmentin e Shkopetit raportohet për rënie të vazhdueshme gurësh dhe shkëmbinjsh.

Moti i keq ka krijuar problematika në qarkullimin rrugor në aksin Burrel–Skuraj, veçanërisht në segmentin e Shkopetit, ku gurë dhe shkëmbinj kanë rënë në rrugë si pasojë e reshjeve.

Terreni i thyer dhe mungesa e rrjetave mbrojtëse përgjatë këtij segmenti favorizojnë rënien e gurëve, duke e kthyer zonën në një rrezik për drejtuesit e automjeteve që lëvizin në këtë aks.

Në terren ndodhen punonjësit e mirëmbajtjes rrugore, të cilët po merren me situatën. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment.

/rtsh.al/

Teilen: