Legjenda e basketbollit të Kosovës, Resmije Juniku, tha se gazeta “Bota sot” ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve.
Ish basketbollistja e gjeneratës së artë të Universitetit të Prishtinës, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Gazeta ‘Bota sot’ gjatë gjithë kohës kur Kosova ishte nën okupim drastik të Serbisë gjenocidale, dhe pas çlirimit ishte dhe mbetet dritarja më e ndritshme e shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë edhe në lëminë e sporteve. Urimet më të mira të datëlindjes së 29 të gazetës ‘Bota sot’. Gëzuar e me suksese të reja”, ka uruar Resmije Juniku.