• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Respekt maksimal për Holandën, De la Fuente: Duhet një ndeshje e madhe nga Spanja për t’i mundur

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka treguar të gjithë respektin e tij për Holandën në prag të ndeshjes së vajtjes në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Shorti i ka vendosur dy gjigantët europianë përballë tyre, me duelin e parë që do të luhet sonte në mbrëmje në Roterdam.

de la fuente

Trajneri i Holandës, Kuman, ka qenë plot elozhe për kampionët e Europës dhe të Ligës së Kombeve në fuqi. De la Fuente ia ka kthyer pak minuta më vonë, duke vlerësuar maksimalisht “tulipanët”. Trajneri i Spanjës ka qenë i qartë në deklaratën e tij, ku i ka bërë një apel lojtarëve që drejton.

“Objektivi ynë është të shkojmë në finalet e kompeticionit. Dhe e dimë se për të shkuar atje na duhet të kalojmë mes sfidash të vështira. Holanda është një skuadër e madhe për t’u respektuar. Nëse duam të shkojmë në finalët e turneut, duhet të bëjmë dy ndeshje perfekte kundër Holandës. Sepse po flasim për një nga kombëtaret më të forta në Europë. Lojtarët e tyre do të na çojnë deri në limite, ndaj parashikoj një përballje dyshe mjaft të vështirë”, deklaroi De la Fuente.

Megjithatë, De la Fuente beson te skuadra që drejton dhe te përbërja e Spanjës. “Kemi bërë një fushatë të mirë për të arritur deri këtu dhe natyrisht që ne duam të shkojmë larg në Ligën e Kombeve. Kjo jo vetëm për faktin se jemi fitues në fuqi. Kam një skuadër mjaft të mirë në dispozicion. Jam shumë i kënaqur për këtë”, tha Luis de la Fuente.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Synimet e mëdha të Hasit me Anderlechtin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.