Friday, 27. March 2026
Futboll

Revolta pas humbjes që dhemb, Laçi i ashpër: Fitoi ekipi që nuk e meritoi…

GS 27/03/2026 1 Min. Lesezeit

Mes zhgënjimit të madh, pas eliminimit ndaj Polonisë, Qazim Laçi foli hapur dhe “pa filtra”, duke vënë në dyshim drejtësinë e rezultatit 2-1 dhe theksuar se Shqipëria meritonte më shumë nga kjo sfidë: “Personalisht jam pa fjalë. Jam shumë krenar për çunat, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë. Nuk besoj se e meritojmë këtë rezultat. Duhet ta mbajmë kokën lart, mos të harrojmë se nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë. E vështirë ta pranojmë, por duhet të ecim përpara.

Ju e keni parë ndeshjen nga jashtë, cili ekip e meritonte. Patëm dhe dy rastet e humbura. Nuk po them se na paralizuan, por pas asaj kemi pësuar çdo gol. Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritoi. Pavarësisht dy golave që na shënoi Polonia, nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër të saj. Duhet të ngrihemi. Nga brenda, siç e thashë, është shumë e vështirë t’i gjej fjalët e duhura. Jemi profesionistë, ta mbajmë kokën lart sepse kemi të ardhme”.

Teilen: